Sigurimi i hapësirës së instalimit, Ruajtja dhe mirëmbajtja, Përdorimi i kyçit kensington kundër vjedhjes – Samsung PS51F4900AW Instrukcja Obsługi
Strona 158
Sigurimi i hapësirës së instalimit
Ruani distancën e kërkuar ndërmjet produktit dhe objekteve të tjera (p.sh.
muret) për të siguruar ajrimin e duhur.
Nëse nuk zbatohet kjo gjë, mund të shkaktohet zjarr ose probleme me
produktin për shkak të rritjes së brendshme të temperaturës së produktit.
✎
Kur përdoret mbajtëse ose montues në mur, përdorni vetëm pjesët e
ofruara nga Samsung Electronics.
• Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo gjë mund
të shkaktojë probleme të produktit ose lëndim për shkak të rrëzimit
të produktit.
✎
Pamja mund të ndryshojë në varësi të produktit.
✎
Kujdes kur prekni TV-në sepse disa pjesë mund të jenë të nxehta.
Instalimi me mbajtëse.
10 cm
10 cm
10 cm
Instalimi me montim në mur.
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
Ruajtja dhe mirëmbajtja
✎
Nëse e hiqni ngjitësen e ngjitur në ekranin e TV-së, largoni
papastërtitë dhe pastaj shikoni TV.
✎
Pjesa e jashtme dhe ekrani i produktit mund të gërvishten
gjatë pastrimit. Për të shmangur gërvishtjet, sigurohuni ta
pastroni pjesën e jashtme dhe ekranin me kujdes me një
copë të butë.
Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt mbi
produktin. Çdo lloj lëngu që hyn në
produkt mund të shkaktojë avari, zjarr
ose goditje elektrike.
Pastrojeni produktin me një leckë
të butë të njomur me pak ujë. Mos
përdorni lëngje të ndezshme (p.sh.
benzen, hollues) apo substanca
pastruese.
Përdorimi i kyçit Kensington kundër
vjedhjes
Kyçi Kensington kundër vjedhjes nuk jepet nga Samsung. Kyçi
është pajisje që përdoret për të fiksuar fizikisht sistemin kur ky
përdoret në vende publike. Në varësi të prodhuesit paraqitja dhe
mënyra e kyçjes mund të ndryshojnë nga ilustrimi. Referojuni
manualit të dhënë me kyçin Kensington për informacion të
mëtejshëm mbi përdorimin e duhur.
✎
Shikoni për ikonën “K” në pjesën e pasme të televizorit. Një
fole Kensington gjendet në krah të ikonës “K”.
✎
Pozicioni dhe ngjyra mund të ndryshojnë në varësi të
modelit.
<Fakultative>
Për të kyçur produktin, ndiqni këto hapa:
1. Silleni kabllon e kyçit Kensington rreth një objekti të madh fiks,
si tryezë apo karrige.
2. Fundin e kabllos me kyç bashkangjitur rrëshqiteni në skajin
me lak të kabllos së kyçit Kensington.
3. Futeni pajisjen e kyçjes në folenë Kensington mbi produkt.
4. Mbylleni kyçin.
✎
Këto janë udhëzime të përgjithshme. Për udhëzime të sakta,
shikoni manualin e përdoruesit që jepet së bashku me
pajisjen për kyçje.
✎
Pajisja e kyçit duhet të blihet veçmas.
Shqip- 18
PF4900-XC_ALB.indd 18
2013-01-25 �� 12:56:03