Instalimi i montuesit në mur, Sigurimi i tv-së në mur – Samsung PS51F4900AW Instrukcja Obsługi
Strona 157
Shqip
Instalimi i montuesit në mur
Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të
vendosni TV-në në mur. Për informacion të hollësishëm në lidhje
me instalimin e montuesit në mur, shihni udhëzimet që jepen
me montuesin në mur. Kontaktoni një teknik për ndihmë kur të
instaloni mbërthyesen e montuesit në mur. Nuk këshillojmë ta bëni
vetë.
Samsung Electronics nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të
produktit ose lëndimin tuaj apo të të tjerëve nëse zgjidhni që ta
instaloni TV-në vetë.
Specifikimet e pajisjes për montim në mur (VESA)
✎
Pajisja për montimin në mur nuk disponohet por shitet
veçmas.
✎
Instaloni montuesin në mur, në një mur të fortë vertikal me
dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera ndërtimi, ju
lutemi kontaktoni shitësin tuaj më të afërt. Nëse instalohet
në një tavan ose në një mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të
shkaktojë dëmtime të rënda personale.
✎
SHËNIM
• Përmasat standarde për pajisjet e montimit në mur
tregohen në tabelën më poshtë.
• Kur blini pajisjen tonë të montimit në mur, ju jepet një
manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e
nevojshme për vendosjen.
• Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me
specifikimet e vidës standarde VESA.
• Mos përdorni vida më të gjata sesa përmasat standarde,
pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim në pjesën e
brendshme të TV-së.
• Për mbështetjet në mur që nuk janë në përputhje me
specifikimet e vidës standarde VESA, gjatësia e vidave
mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
• Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë
produktin ose të shkaktojë që produkti të bjerë, duke
shkaktuar lëndim tek ju. Samsung nuk është përgjegjës
për këto lloj aksidentesh.
• Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit
ose lëndimin personal kur përdoret një montues në mur i
paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin
të ndjekë udhëzimet e instalimit të produktit.
• Mos kapërceni këndin prej 15 gradë kur vendosni këtë TV
në mur.
inç
Specifikimet VESA (A * B)
Vidë standarde
Sasia
43~51
400 X 400
M8
4
60~64
600 X 400
Mos instaloni pajisjen e
montimit në mur ndërkohë që
TV-ja është i ndezur. Mund të
rezultojë në lëndimin tuaj për
shkak të goditjes elektrike.
Sigurimi i TV-së në Mur
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi TV mund
të bëje që TV-ja të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni
që fëmijët tuaj të mos varen ose të mos trazojnë
TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja të rrëzohet, duke
shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të
gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën
e Sigurisë të përfshirë. Për të rritur stabilitetin,
instaloni pajisjen kundër rënies për qëllime të
sigurisë, si më poshtë.
Për të shmangur rrëzimin e TV-së
Muri
1. Vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato fort në mur.
Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.
✎
Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse,
në varësi të llojit të murit.
✎
Meqenëse kllapat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk
përfshihen, duhet t'i blini veçmas.
2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme e qendrës së TV-së, vendosni
vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato përsëri në TV.
✎
Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast
të tillë duhet t'i blini veçmas sipas specifikimeve të
mëposhtme.
3. Lidhni kllapat e vendosura në TV dhe kllapat e fiksuara në mur
me një kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.
✎
SHËNIM
• Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë
mbrapsht.
• Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë
të atillë që kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel
apo më poshtë se kllapat e fiksuara në TV.
• Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.
4. Verifikoni se të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni
herë pas here lidhjet për shenja problemi ose dëmtimi të
mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e
lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.
Shqip- 17
PF4900-XC_ALB.indd 17
2013-01-25 �� 12:56:02