Njoftim për televizorët dixhitalë, Udhëzimet e përdorimit – Samsung PS51F4900AW Instrukcja Obsługi

Strona 143

Advertising
background image

Shqip

Për më shumë informacione se si mund të përdorni manualin elektronik (f. 9)

Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli
i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Njoftim për televizorët dixhitalë

1. Funksionet që lidhen me TV dixhital (DVB) disponohen vetëm në vendet/zonat ku transmetohen sinjalet dixhitale tokësore DVB-T (MPEG2 dhe MPEG4 AVC)

ose aty ku mund të keni akses te një shërbim i përputhshëm TV kabllor DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4 AAC). Ju lutemi konsultohuni me shitësin tuaj vendor për
mundësinë e marrjes së sinjalit DVB-T ose DVB-C.

2. DVB-T është konsorciumi standard evropian DVB për transmetimin e televizionit tokësor dixhital dhe DVB-C është për transmetimin e TV dixhital nëpërmjet

kabllorit. Megjithatë, disa veçori të dukshme si EPG (Guida elektronike e programeve), VOD (Video sipas kërkesës) dhe kështu me radhë, nuk përfshihen në këto
specifikime. Kështu që, për momentin nuk funksionojnë.

3. Megjithëse ky TV përmbush standardet më të fundit DVB-T dhe DVB-C, duke filluar nga [gushti 2008], përputhshmëria me transmetimet e ardhshme tokësore

dixhitale DVB-T dhe me ato kabllore dixhitale DVB-C nuk mund të garantohet.

4. Në varësi të vendeve/zonave ku përdoret ky TV, disa ofrues të shërbimit TV kabllor mund të kërkojnë një tarifë shtesë për këtë shërbim dhe mund t'u kërkohet të

pranojnë kushtet e biznesit të tyre.

5. Disa funksione të TV dixhital mund të mos disponohen në disa vende ose rajone dhe DVB-C mund të mos funksionojë siç duhet me disa ofrues të shërbimit

kabllor.

6. Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni qendrën lokale të kujdesit për klientin të Samsung-ut.

Cilësia e marrjes së TV-së mund të ndikohet nga ndryshimet në metodën e transmetimit nga njëri vend në tjetrin. Kontrolloni performancën e TV-së
te shitësi vendor i autorizuar i SAMSUNG-ut, ose kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut nëse mund të përmirësohet apo jo duke rikonfiguruar
vendosjen e TV-së.

Udhëzimet e përdorimit

• Mbetja e figurës në ekran
Mos shfaqni figurë të palëvizshme (p.sh. nga videolojërat) në ekranin me plazmë për kohë më të gjatë se disa minuta, pasi mund të shkaktojë mbetje të figurës.
Kjo mbetje e figurës njihet dhe si "djegie e ekranit". Për të shmangur mbetje të tilla figure, ulni nivelin e ndriçimit dhe të kontrastit të ekranit kur shfaqni figurë të
palëvizshme.
• Nxehtësia në pjesën e sipërme të televizorit me plazmë
Pjesa e sipërme e produktit mund të nxehet pas përdorimit për kohë të gjatë, pasi nxehtësia shpërndahet nga paneli nëpërmjet vrimës së ajrimit në pjesën e sipërme
të produktit.
Kjo është normale dhe nuk përbën defekt apo problem mosfunksionimi të produktit.
Megjithatë, fëmijët nuk duhet të lejohen të prekin pjesën e sipërme të produktit.
• Produkti bën një zhurmë "kërcitëse".
Zhurma "kërcitëse" mund të ndodhë kur produkti tkurret ose bymehet për shkak të ndryshimeve në mjedisin rrethues, si p.sh. të temperaturës ose të lagështirës. Kjo
është normale dhe jo defekt i njësisë.
• Defektet e elementëve
PDP-ja përdor një panel të përbërë nga 2 360 000 (nivel HD) deri në 6 221 000 pikëza (nivel FHD), të cilat kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar.
Megjithatë, në ekran mund të ketë disa pikëza më të shndritshme apo më të errëta. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
• Shmangni përdorimin e televizorit në temperatura nën 41°F (5°C)
• Figura e palëvizshme që shfaqet për kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të panelit PDP.

Shikimi i televizorit me plazmë për kohë të gjatë në format 4:3 mund të lërë gjurmë kufijsh në të majtë, në të djathtë dhe në qendër të ekranit,
të cilat shkaktohen nga dallimet në emetimin e dritës mbi ekran. Luajtja e DVD-ve ose e konsolave të lojërave mund të shkaktojë efekte të
ngjashme në ekran.
Dëmtimet e shkaktuara nga efekti si më lart nuk mbulohen nga garancia.

• Hijet e figurës në ekran.
Shfaqja e figurave të palëvizshme nga videolojëra e kompjuterë për kohë të zgjatura mund të shkaktojë hije të figurës në ekran.
Për të parandaluar këtë efekt, ulni "ndriçimin" dhe "kontrastin" kur shfaqni figura të palëvizshme për kohë të gjata.
• Garancia
Garancia nuk mbulon asnjë dëmtim të shkaktuar nga mbetja e figurës.
Djegia e ekranit nuk mbulohet nga garancia.

Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (Hedhja e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Të zbatueshme në Bashkimin EVropian dhe në vende të tjera evropiane me sisteme të ndara të grumbullimit)

Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi me energji, kufjet, kablloja USB) pasi

e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit

njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të

nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e kanë blerë këtë produkt ose zyrën e

pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor. Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre

dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të këtij produkti

(Të zbatueshme në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera evropiane me sisteme të ndara të kthimit të baterisë)

Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me

mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në

Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk eliminohen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose ambientin. Për të mbrojtur burimet

natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ju lutemi ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit

të baterisë.

Gjuhët e shteteve në CIS (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

Shqip- 3

PF4900-XC_ALB.indd 3

2013-01-25 �� 12:55:48

Advertising
Podręcznik ten jest związany z następujących produktów: