Lidhja e rrjetit – Samsung PS51F4900AW Instrukcja Obsługi
Strona 148
Lidhja në fole ndërfaqeje të përbashkët (CI) (foleja e kartës së shikimit televiziv)
Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet “KARTA CI ose CI+”.
• Nëse nuk futni "KARTËN CI ose CI+", disa kanale do të shfaqin
mesazhin “Sinjal i koduar”.
• Informacioni çiftëzues që përmban një numër telefonik, ID-ja
“KARTA CI ose CI+”, ID-ja e Pritësit dhe informacione të tjera do
të shfaqen brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
• Kur konfigurimi i informacionit të kanaleve përfundon, shfaqet
mesazhi “Përditësimi i krye”, duke treguar se lista e kanaleve tashmë
është përditësuar.
• Figura mund të ndryshojë në varësi të modelit.
✎
SHËNIM
• Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.
• Hiqeni “KARTËN CI ose CI+” duke e tërhequr atë me kujdes me duar, meqenëse rrëzimi i “KARTËS CI ose CI+” mund ta dëmtojë.
• Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin ashtu siç tregohet në kartë.
• Vendndodhja e folesë COMMON INTERFACE mund të ndryshojë në varësi të modelit.
• “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa vende dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar.
• Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.
• Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të deformohet ose nuk do të mund të shihet.
Lidhja e rrjetit
Lidhja e rrjetit - Me valë
Mund ta lidhni TV-në me LAN-in nëpërmjet një rrugëzuesi standard me valë ose me modem. Për ta lidhur me valë, duhet fillimisht të
bashkoni një “përshtatës LAN-i me valë të Samsung-ut” (WIS12ABGNX, WIS09ABGNX - që shitet veçmas) në portën USB anash
televizorit. Shihni figurën më poshtë.
Porta LAN në mur
Kabllo LAN
Ndarës IP me valë
(rrugëzues me valë me server DHCP)
Përshtatës Samsung të LAN-it
me valë
Foleja USB në anën e televizorit
Përshtatësi Samsung i LAN-it me valë shitet veçmas dhe ofrohet nga shitës të zgjedhur me pakicë dhe nga faqe tregtare në internet.
Përshtatësi LAN Samsung me valë mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g dhe n. Samsung rekomandon përdorimin e IEEE
802.11n. Kur luani video përmes një lidhjeje rrjeti, videoja mund të mos luhet rrjedhshëm.
Pjesa më e madhe e sistemeve të rrjetit me valë përfshin një sistem sigurie që kërkon pajisje të cilat përdorin rrjetin nëpërmjet një pike
hyrëse ose rrugëzues me valë (në mënyrë tipike një ndarës IP-je me valë) për të transmetuar një kod sigurie të enkriptuar që quhet çelësi i
hyrjes.
Nëse zgjidhet modaliteti HIGH PURE THROUGHPUT (Greenfield) 802.11n dhe lloji i enkriptimit është caktuar në WEP për rrugëzuesin tuaj
me valë, TV-të tuaja Samsung nuk do ta mbështesin lidhjen në pajtim me specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.
Shqip- 8
PF4900-XC_ALB.indd 8
2013-01-25 �� 12:55:53