Samsung PS51F4900AW Instrukcja Obsługi

Strona 151

Advertising
background image

Shqip

Veçoritë

Syzet SSG-5100GB 3D të Samsung-ut mundësojnë shikimin e pamjeve 3D
në televizorin 3D. Syzet 3D Samsung komunikojnë me televizorët 3D Samsung
nëpërmjet bandës së frekuencës së radios 2,4 GHz.

Syzet Samsung 3D përputhen vetëm me seritë D, E dhe F të televizorëve
3D Samsung që janë hedhur në treg në vitin 2011, 2012 dhe 2013. Këto
syze 3D nuk mund të lidhen me pajisje të tjera Bluetooth.

Pjesët

Treguesi LED dhe Butoni i ndezjes

Errësuesi me kristale të lëngshme

Kapaku i

baterisë

Për detaje mbi mënyrën e vendosjes së pllakëzave mbajtëse te
syzet dhe mbi mënyrën e çiftimit të syzeve me televizorin, drejtojuni
manualit të veçantë të syzeve 3D.

Çiftimi i syzeve 3D Active

Çfarë është çiftimi? Çiftimi është procesi i lidhjes së syzeve 3D me
televizorin 3D në mënyrë që pajisjet të shkëmbejnë të dhëna.

Sigurohuni që televizori Samsung dhe syzet 3D të mos jenë më larg se
19,5 inç (50 cm) nga njëri-tjetri gjatë procesit të çiftimit.

‹ Rrezja e funksionimit

Distanca e rekomanduar e çiftimit

2~6m

50cm

‹ Ndezja e syzeve

Shtypni për një çast butonin e ndezjes.

Llamba e gjelbër ndizet për 3 sekonda.

(Përpara përdorimit të syzeve 3D,

sigurohuni që në televizor të jetë

aktivizuar 3D.)

‹ Fikja e syzeve

Shtypni për një çast butonin e ndezjes.

Llamba e kuqe ndizet për 3 sekonda.

‹ Kryerja e procesit të çiftimit

Shtypni butonin e ndezjes së televizorit

dhe lëreni të ndizet plotësisht. Shtypni

dhe mbani butonin Power te syzet.

Llambat, e gjelbër dhe e kuqe, do të

pulsojnë me alternim për 2 sekonda.

Distanca e rekomanduar e shikimit

Distanca e rekomanduar

e shikimit

2~6 m

(6,5 deri në

19,5 fut)

Distanca e rekomanduar

e çiftimit

50 cm ose

më pak

(19,5 inç)

Pasi të çiftohen syzet 3D, kapaciteti i mbetur i baterisë shfaqet në ekranin
e televizorit. (Kjo veçori vlen vetëm për televizorët Samsung 3D të serisë F
dhe për syzet 3D që qarkullojnë prej vitit 2013.)

Nëse vazhdoni të provoni kryerjen e çiftimit të syzeve me televizorin, niveli
i baterisë do të bjerë në mënyrë të konsiderueshme. Sidoqoftë, niveli i
baterisë do të rikuperohet deri në një farë mase brenda rreth një minute.

Distanca e funksionimit varet nga prania e pengesave (persona, metale,
mure etj.) midis syzeve dhe televizorit dhe nga fuqia e sinjalit Bluetooth.

Fikini syzet 3D kur nuk përdoren. Nëse i lini ndezur syzet 3D, bie
jetëgjatësia e baterisë.

Hapat e çiftimit

1. Ndizni televizorin dhe lëvizini syzet brenda 19,5 inçëve nga televizori.
2. Shtypni për një çast butonin e ndezjes te syzet 3D. Syzet 3D do të ndizen

dhe do të fillojë çiftimi.

3. Në ekranin e televizorit do të shfaqet mesazhi "Syzet 3D janë të lidhura me

televizorin." pasi çiftimi të përfundojë me sukses.

Nëse çiftimi dështon, syzet 3D do të fiken.

Nëse përpjekja e parë për çiftim dështon, fikeni dhe ndizeni përsëri
televizorin dhe kryeni hapin 2.

Si të kryhet riçiftimi: Mbani shtypur për më shumë se 1 sekondë
butonin e ndezjes në syzet 3D.

<Çiftimi duhet rikryer në situatat e mëposhtme:>
• Nëse syzet 3D nuk funksionojnë edhe pasi shtypet butoni i ndezjes,

veçanërisht me televizorë 3D pas riparimit.

• Nëse dëshironi të luani materiale 3D në një televizor tjetër 3D Samsung të

serive D, E dhe F qarkulluar nga 2011 në 2013. Duhet t'i çiftoni syzet me
televizorin tjetër.

Ndërrimi i baterisë

Nëse llamba e kuqe pulson vazhdimisht çdo dy sekonda, ndërrojeni baterinë
me një të re.

Tërhiqni kapakun

e baterisë për

poshtë

Hapni kapakun

e baterisë

Hiqni baterinë

Ndërroni

baterinë

Shtyni kapakun

e baterisë për

poshtë

Mbyllni kapakun

e baterisë

Futni polin "+" të baterisë në anën e shënuar me "+" në folenë e baterive.

Për të kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë, referojuni seksionit të
çiftimit në këtë manual.

Udhëzimet për shikimin

• Kur shihni video 3D nën llambë fluoreshente (50 Hz – 60 Hz) ose llambë me

3 gjatësi vale, mund të vini re një dridhje të lehtë të ekranit.

• Nëse ndodh diçka e tillë, errësoni ndriçimin ose fikni llambën.
• Ndryshimi i modalitetit të hyrjes gjatë shikimit të një filmi 3D mund të

çaktivizojë funksionin 3D në televizor. Si rezultat, syzet 3D mund të mos
funksionojnë siç duhet dhe filmi mund të mos shfaqet normalisht.

• Nëse syzet 3D lëvizen jashtë distancës së rekomanduar të funksionimit,

sinjali nga televizori do të shkëputet dhe funksioni 3D i syzeve do të fiket pas
disa sekondash.

• Syzet 3D do të fiken pas fikjes së funksionit 3D. Kur ndodh kjo, llamba e

kuqe do të ndizet për 3 sekonda.

• Në disa rrethana, syzet 3D mund të mos funksionojnë mirë për shkak të

interferencave nga pajisje të tjera.

• Sigurohuni që ndodheni brenda distancës së funksionimit të syzeve kur

shihni video 3D.

• Figurat mund të mos shihen në 3D nëse lëvizni jashtë distancës së

funksionimit për më shumë se 3 sekonda.

• Nëse jeni mbështetur anash gjatë shikimit të televizorit me syzet 3D Active,

figura mund të duket e errët ose mund të mos duket fare.

• Syzet 3D mund të mos funksionojnë siç duhet në prani të interferencave

nga produkte të tjera 3D ose nga pajisje elektronike që funksionojnë me
frekuencë 2,4 GHz, si p.sh. furrat me mikrovalë ose pikëhyrjet Wi-Fi në
internet. Nëse funksioni 3D nuk punon mirë për shkak të interferencave,
vendosini të gjitha pajisjet e tjera të komunikimit elektronik ose me valë sa
më larg syzeve dhe televizorit.

Syze 3D Active - SSG-5100GB

Shqip- 11

PF4900-XC_ALB.indd 11

2013-02-07 �� 5:16:21

Advertising
Podręcznik ten jest związany z następujących produktów: