Sigurimi i tv-së në mur – Samsung PE43H4500AW Instrukcja Obsługi
Strona 171
![background image](/manuals/417413/171/background.png)
Shqip - 17
Shqip
Sigurimi i TV-së në Mur
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi TV mund të bëje që TV-ja të rrëzohet. Në veçanti,
sigurohuni që fëmijët tuaj të mos varen ose të mos trazojnë TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja
të rrëzohet, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë
që paraqiten në Broshurën e Sigurisë të përfshirë. Për të rritur stabilitetin, instaloni pajisjen
kundër rënies për qëllime të sigurisë, si më poshtë.
Për të shmangur rrëzimin e TV-së
1. Vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato fort në mur. Sigurohuni
që vidat të jenë instaluar fort në mur.
✎
Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në
varësi të llojit të murit.
✎
Meqenëse kllapat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk
përfshihen, duhet t'i blini veçmas.
2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme e qendrës së TV-së, vendosni vidat
në kllapa dhe shtrëngojini ato përsëri në TV.
✎
Specifikimet e vidave
• Për 43 ~ 51 inç: M8
3. Lidhni kllapat e vendosura në TV dhe kllapat e fiksuara në mur me
një kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.
✎
SHËNIM
• Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë
mbrapsht.
• Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë
që kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel apo më poshtë se kllapat e fiksuara në TV.
• Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.
4. Verifikoni se të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemi ose dëmtimi
të mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.
• Ngjyra dhe forma e produktit mund të
ndryshojnë në varësi të modelit.
mur
[PH4500-XH]BN68-05773D-01L09.indb 17
2014-02-13 10:20:02