Instalimi i montuesit në mur – Samsung PE43H4500AW Instrukcja Obsługi
Strona 170
Shqip - 16
Instalimi i montuesit në mur
Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të vendosni TV-në në mur. Për informacion të hollësishëm në
lidhje me instalimin e montuesit në mur, shihni udhëzimet që jepen me montuesin në mur. Kontaktoni një teknik për
ndihmë kur të instaloni mbërthyesen e montuesit në mur. Nuk këshillojmë ta bëni vetë.
Samsung Electronics nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të të tjerëve nëse
zgjidhni që ta instaloni TV-në vetë.
Specifikimet e pajisjes për montim në mur (VESA)
✎
Pajisja për montimin në mur nuk disponohet por shitet veçmas.
✎
Instaloni montuesin në mur, në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera
ndërtimi, ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj më të afërt. Nëse instalohet në një tavan ose në një mur të pjerrët, mund
të bjerë dhe të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
✎
SHËNIM
• Përmasat standarde për pajisjet e montimit në mur tregohen në tabelën më poshtë.
• Kur blini pajisjen tonë të montimit në mur, ju jepet një manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e
nevojshme për vendosjen.
• Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidës standarde VESA.
• Mos përdorni vida më të gjata sesa përmasat standarde, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim në pjesën e
brendshme të TV-së.
• Për mbështetjet në mur që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidës standarde VESA, gjatësia e vidave
mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
• Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë produktin ose të shkaktojë që produkti të bjerë, duke
shkaktuar lëndim tek ju. Samsung nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.
• Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose lëndimin personal kur përdoret një montues në mur
i paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin të ndjekë udhëzimet e instalimit të produktit.
• Mos kapërceni këndin prej 15 gradë kur vendosni këtë TV në mur.
inç
Specifikimet VESA (A * B)
Vidë standarde
Sasia
43 ~ 51
400 X 400
M8
4
Mos instaloni pajisjen e montimit në mur ndërkohë që TV-ja është i ndezur. Mund të rezultojë në lëndimin
tuaj për shkak të goditjes elektrike.
[PH4500-XH]BN68-05773D-01L09.indb 16
2014-02-13 10:20:02