Zgjidhja e problemeve – Samsung PE43H4500AW Instrukcja Obsługi

Strona 167

Advertising
background image

Shqip - 13

Shqip

Zgjidhja e problemeve

Nëse duket që TV-ja ka një problem, fillimisht provoni këtë listë të probleme të mundshme dhe të zgjidhjeve të tyre. Nëse
nuk funksionon asnjë nga këshillat për zgjidhjen e problemit, vizitoni “www.samsung.com,” më pas klikoni Mbështetje
ose telefononi shërbimin për klientin të Samsung-ut.

Probleme

Zgjidhjet dhe shpjegimet

Cilësia e figurës

Pikë së pari, kryeni Testi i figurës dhe konfirmoni që televizori shfaq figurën e testit në mënyrën e
duhur. (shkoni te

MENU

- Mbështet - Vetë-diagnostikim - Testi i figurës) Nëse figura e testit shfaqet

në mënyrën e duhur, cilësia e dobët e figurës mund të shkaktohet nga burimi ose nga sinjali.

Figura e TV-së nuk duket aq mirë

sa dukej në dyqan.

Nëse keni marrës/dekodues analog, përmirësojeni në paketë dekoduesi dixhital. Përdorni kabllot
HDMI ose Component për të marrë cilësi figure HD (definicion të lartë).

Abonues në kabllor/satelit: Provoni stacionet HD nga lista e kanaleve.

Lidhja me antenën: Provoni stacionet HD pasi të keni kryer programin automatik.

Shumë kanale HD janë të përshkallëzuara nga përmbajtjet SD (definicion standard).

Rregulloni rezolucionin e daljeve të videos së marrësit/dekoduesit në 1080i ose 720p.

Sigurohuni që jeni duke parë TV-në në largësinë minimale të rekomanduar bazuar në madhësinë
dhe cilësinë e sinjalit.

Figura deformohet: gabim

makroblloku, bllok i vogël, pika,

pikëzim

Ngjeshja e përmbajtjes së videos mund të shkaktojë deformime të figurës, sidomos të figurave që
lëvizin shpejt si sportet dhe filmat me aksion.

Niveli i ulët i sinjalit ose cilësia e keqe mund të shkaktojnë deformim të figurës. Ky problem nuk i
përket TV.

Celularët që përdoren pranë TV-së (afërsisht deri në 1m) mund të shkaktojnë zhurmë të figurës në
TV-të analoge dhe dixhitale.

Ngjyra është e gabuar ose

mungon.

Nëse po përdorni lidhje Component, sigurohuni që kabllot komponent të lidhen me foletë e
duhura. Lidhjet e pasakta ose të lira mund të shkaktojnë probleme me ngjyrat ose mund të japin
një ekran të bardhë.

Ka ngjyra dhe ndriçim të dobët.

Rregulloni opsionet e Figurë në menynë e TV-së. (shkoni te Regjim figure / Ngjyra / Ndriçimi /
Mprehtësia)

Rregulloni opsionin Kursim energjie në menynë e TV-së. (shkoni te

MENU

- Sistemi - Zgjidhja

eko - Kursim energjie)

Provoni rikthimin e figurës për të parë cilësimin e paracaktuar të figurës. (shkoni te

MENU

-

Figurë - Rivendos figurën)

Në skaj të ekranit ndodhet një

kontur me pika.

Nëse madhësia e figurës është caktuar në Përsht. Ekr., ndryshojeni atë në 16:9.

Ndryshoni rezolucionin e paketës së marrësit/dekoduesit.

Figura është bardhezi.

Nëse po përdorni hyrje AV Composite, lidheni kabllon video (i verdhë) me folenë e gjelbër të hyrjes
Component 1 në TV.

Kur ndërrohen kanalet, figura

ngrin, deformohet ose vonohet.

Nëse është lidhur me një paketë kabllore, përpiquni të rivendosni paketën kabllore. Rilidheni
kordonin AC dhe prisni derisa marrësi të rindizet. Mund të zgjasë deri në 20 minuta.

Vendoseni rezolucionin e daljes së marrësit në 1080i ose 720p.

Cilësia e tingullit

Pikë së pari, kryeni Test i ting. për të konfirmuar që audio e TV-së funksionon në mënyrën e duhur.
(shkoni te

MENU

- Mbështet - Vetë-diagnostikim - Test i ting.)

Nëse audio është OK, problemi i zërit mund të jetë shkaktuar nga burimi ose nga sinjali.

Nuk ka tingull ose tingulli është

shumë i ulët me maksimumin e

volumit.

Kontrolloni volumin e pajisjes (marrës kabllor/satelitor, DVD, Blu-ray etj.) të lidhur me TV-në tuaj.

Figura është e mirë po nuk ka zë.

Caktoni opsionin Zgjedhje altopar. te Altopar. TV në menynë e zërit.

Nëse po përdorni pajisje të jashtme, sigurohuni që kabllot audio të jenë lidhur me foletë e duhura
të hyrjes së audios në TV.

Nëse po përdorni pajisje të jashtme, kontrolloni opsionin e daljes së audios në pajisje (p.sh. mund
t'ju nevojitet të ndryshoni opsionin e audios së kabllorit në HDMI-së kur keni një HDMI të lidhur
me TV-në tuaj).

Rindizeni pajisjen e lidhur duke rilidhur kabllon e rrymës së pajisjes.

Altoparlantët bëjnë zhurmë të

papërshtatshme.

Kontrolloni lidhjet e kabllove. Sigurohuni që kablloja e videos nuk është lidhur me një hyrje të
audios.

Për lidhjet me antenë ose me kabllo, kontrolloni fuqinë e sinjalit. Niveli i ulët i sinjalit mund të
shkaktojë deformim të tingullit.

[PH4500-XH]BN68-05773D-01L09.indb 13

2014-02-13 10:20:01

Advertising
Podręcznik ten jest związany z następujących produktów: