Samsung PE43H4500AW Instrukcja Obsługi
Strona 157
![background image](/manuals/417413/157/background.png)
Shqip - 3
Shqip
Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e
produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt
sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.
Informacion i rëndësishëm i garancisë rreth shikimit të
formatit të televizorit
1. Funksionet që lidhen me TV dixhital (DVB) disponohen vetëm në vendet/zonat ku transmetohen sinjalet dixhitale
tokësore DVB-T (MPEG2 dhe MPEG4 AVC) ose aty ku mund të keni akses te një shërbim i përputhshëm TV kabllor
DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4 AAC). Ju lutemi konsultohuni me shitësin tuaj vendor për mundësinë e marrjes së
sinjalit DVB-T ose DVB-C.
2. DVB-T është konsorciumi standard evropian DVB për transmetimin e televizionit tokësor dixhital dhe DVB-C është
për transmetimin e TV dixhital nëpërmjet kabllorit. Megjithatë, disa veçori të dukshme si EPG (Guida elektronike e
programeve), VOD (Video sipas kërkesës) dhe kështu me radhë, nuk përfshihen në këto specifikime. Kështu që, për
momentin nuk funksionojnë.
3. Megjithëse ky TV përmbush standardet më të fundit DVB-T dhe DVB-C, duke filluar nga [gushti 2008],
përputhshmëria me transmetimet e ardhshme tokësore dixhitale DVB-T dhe me ato kabllore dixhitale DVB-C nuk
mund të garantohet.
4. Në varësi të vendeve/zonave ku përdoret ky TV, disa ofrues të shërbimit TV kabllor mund të kërkojnë një tarifë shtesë
për këtë shërbim dhe mund t'u kërkohet të pranojnë kushtet e biznesit të tyre.
5. Disa funksione të TV dixhital mund të mos disponohen në disa vende ose rajone dhe DVB-C mund të mos
funksionojë siç duhet me disa ofrues të shërbimit kabllor.
6. Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni qendrën lokale të kujdesit për klientin të Samsung-ut.
✎
Cilësia e marrjes së TV-së mund të ndikohet nga ndryshimet në metodën e transmetimit nga njëri vend në
tjetrin. Kontrolloni performancën e TV-së te shitësi vendor i autorizuar i SAMSUNG-ut, ose kontaktoni qendrën
telefonike të Samsung-ut nëse mund të përmirësohet apo jo duke rikonfiguruar vendosjen e TV-së.
Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (Hedhja e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Të zbatueshme në Bashkimin EVropian dhe në vende të tjera evropiane me sisteme të ndara të
grumbullimit)
Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse
elektronike (p.sh. ngarkuesi me energji, kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk
duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar një dëm të mundshëm
ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto
pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur
ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose
shitësin me pakicë ku e kanë blerë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se
ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor. Përdoruesit e biznesit duhet të
kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e
tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të këtij produkti
(Të zbatueshme në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera evropiane me sisteme të ndara të
kthimit të baterisë)
Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë
mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku
shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb
mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk eliminohen siç duhet, këto
substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose ambientin. Për të mbrojtur burimet natyrore dhe
për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ju lutemi ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe
riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterisë.
[PH4500-XH]BN68-05773D-01L09.indb 3
2014-02-13 10:20:00