Samsung PE43H4500AW Instrukcja Obsługi
Strona 168
Shqip - 14
Probleme
Zgjidhjet dhe shpjegimet
Nuk ka figurë, nuk ka video
TV-ja nuk ndizet.
•
Sigurohuni që kablloja e rrymës AC është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
•
Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
•
Shtypni butonin
POWER
në TV për t'u siguruar se problemi nuk është te telekomanda. Nëse TV-
ja ndizet, drejtojuni më poshtë pjesës “Telekomanda nuk punon”.
TV-ja fiket automatikisht.
•
Sigurohuni që Kohëm. i fik. është caktuar te Fik. në menynëOra.
•
Nëse PC-ja juaj është i lidhur me TV-në, kontrolloni cilësimet e rrymës së kompjuterit.
•
Sigurohuni që kablloja e rrymës është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
•
Kur shihni TV nga një lidhje me antenë ose me kabllo, TV-ja do të fiket pas 10 ~ 15 minutash
nëse nuk ka sinjal.
Nuk ka figurë/video.
•
Kontrolloni lidhjet me kabllo (hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me TV-në dhe me pajisjet
e jashtme).
•
Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/dekodues, DVD, Blu-ray etj.) për
të përputhur lidhjet me hyrjen e TV-së. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është
HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në TV.
•
Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
•
Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të TV-së duke shtypur butonin
SOURCE
te telekomanda.
•
Rindizeni pajisjen e lidhur duke rilidhur kabllon e rrymës së pajisjes.
Lidhje ajrore (Ant./Kabllor)
TV-ja nuk i merr të gjitha kanalet.
•
Sigurohuni që kablloja e antenës të jetë lidhur.
•
Provoni Konfig. (Konfigurimi fillestar) për të shtuar kanale të disponueshme në listën e kanaleve.
Shkoni te
MENU
- Sistemi - Konfig. (Konfigurimi fillestar) dhe prisni që të ruhen kanalet e
disponueshme.
•
Verifikoni që antena të jetë pozicionuar siç duhet.
Figura deformohet: gabime
makroblloku, bllok i vogël, pika,
pikëzim
•
Ngjeshja e përmbajtjes së videos mund të shkaktojë deformime të figurës, sidomos të figurave që
lëvizin shpejt si sportet dhe filmat me aksion.
•
Sinjali i dobët mund të shkaktojë deformim të figurës. Ky problem nuk i përket TV.
Të tjera
Figura nuk shfaqet në ekran të
plotë.
•
Kanalet HD do të kenë shirita të zinj në dy anët e ekranit kur shfaqin përmbajtje SD (4:3) të
përshkallëzuara.
•
Shiritat e zinj në fillim dhe në fund do të shfaqen gjatë filmave që kanë raporte të pamjes të
ndryshme nga televizori.
•
Rregulloni opsionet e madhësisë së figurës në ekran të plotë, në pajisjen tuaj të jashtme ose në
TV.
Televizori plazmë lëshon një si
zukatje.
•
Televizorët plazma lëshojnë shpesh një zukatje të butë. Kjo është normale. Shkaktohet nga
ngarkesat elektrike që përdoren për të krijuar pamjet në ekran.
•
Nëse zukatja është e lartë, ka mundësi të keni vendosur ndriçimin e televizorit shumë lart. Provoni
me ndriçim më të ulët.
•
Zukatja mund të jetë e lartë edhe nëse pjesa e pasme e televizorit plazma është shumë pranë
murit ose ndonjë sipërfaqeje tjetër të ngurtë. Provoni gjithashtu të rilidhni kabllot ndryshe.
•
Montimi i gabuar në mur mund të shkaktojë zhurmë të tepërt.
Problemi i mbetjes së figurës
(djegies
së ekranit).
•
Për të reduktuar gjasat e djegies së ekranit, kjo njësi është e pajisur me teknologji të zhvendosjes
së pikëzave për reduktimin e djegies së ekranit. Zhvendosja e pikëzave mundëson konfigurimin e
figurës në mënyrë të atillë që të zhvendoset lart ose poshtë (në vijë vertikale) dhe anash (në pikë
horizontale). Lëvizja e rregullt dhe e lehtë e figurës redukton djegien e ekranit.
Telekomanda nuk punon.
•
Zëvendësoni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.
•
Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
•
Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 1,5 - 1,8 m.
Telekomanda e kabllorit/
dekoduesit nuk ndez apo fik TV-në
dhe nuk rregullon volumin.
•
Programoni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë TV-në. Referojuni manualit të
përdorimit të kabllorit/dekoduesit për kodin e TV SAMSUNG-ut.
Shfaqet mesazhi A “Regjimi nuk
pranohet”.
•
Kontrolloni rezolucionin e mbështetur të TV-së dhe rregulloni siç duhet rezolucionin e daljes së
pajisjes së jashtme.
[PH4500-XH]BN68-05773D-01L09.indb 14
2014-02-13 10:20:01