Kushtet e garancisë, Shqip- 13 – Samsung UE46F6100AW Instrukcja Obsługi

Strona 153

Advertising
background image

Shqip

PROCEDURË PËR TË BËRË KËRKESË SHËRBIMI
BRENDA GARANCISË

Për të bërë një kërkesë brenda garancisë, duhet të kontaktoni Qendrën e
Samsungut gjatë Periudhës së garancisë për të diskutuar problemet që keni
me produktin. Nëse nevojiten riparime apo zëvendësime, do t'ju jepet një
Numër për Kërkesë brenda Garancisë dhe adresa e një Qendre të Autorizuar
të Shërbimit.
Nëse ju jepet një Numër për Kërkesë për Shërbim Garancie për të përftuar
shërbim riparimi ose zëvendësim të produktit, duhet ta dërgoni produktin në
Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, bashkë me:
• një kopje të kartës së garancisë të plotësuar, ose nëse e keni dërguar këtë

njëherë te Samsung, atëherë mund të jepni emrin, adresën dhe një numër
telefoni;

• faturën origjinale, faturën tatimore ose atë të blerjes për blerjen e produktit

të ri;

• Numrin për Kërkesë brenda Garancisë.

Samsung-u do të riparojë ose do të zëvendësojë produktin dhe do t'jua
kthejë duke ju kontaktuar nëpërmjet të dhënave tuaja të kontaktit.

KUSHTET E GARANCISË

1. Garancia është e vlefshme vetëm nëse ndiqet procedura e mësipërme për

të bërë një kërkesë shërbimi brenda garancisë.

2. Detyrimet e Samsung kufizohen deri në riparimin, ose sipas zgjedhjes së

saj, në zëvendësimin e produktit ose të pjesëve difektoze.

3. Riparimet brenda garancisë mund të kryhen nga Qendrat e Autorizuara të

Shërbimit të Samsung. Nuk do të jepet asnjë dëmshpërblim për riparimet
e kryera nga qendrat e shërbimit ose nga shitësit që nuk janë të autorizuar
nga Samsung dhe një punë e tillë riparuese apo dëmtimet e shkaktuara
gjatë riparimit nuk do të mbulohen nga garancia.

4. Ky produkt nuk konsiderohet difektoz për sa i përket materialeve apo

cilësisë së punës, për arsye se kërkohet përshtatje për të qenë në
përputhje me standardet kombëtare, teknike dhe të sigurisë që janë në
fuqi në çdo vend ku përdoret dhe që janë të ndryshme nga vendi në të
cilin është krijuar dhe prodhuar. Kjo garanci nuk do të mbulojë dhe nuk do
të japë rimbursime për këtë përshtatje dhe as për dëmtimet që mund të
shkaktohen.

5. Garancia nuk aplikohet për produktin që është dëmtuar ose është bërë

difektoz si rrjedhojë e ndonjë prej arsyeve të mëposhtme të papërfshira,
përkatësisht:

• e një aksidenti, keqpërdorimi ose abuzimi;
• e mospërdorimit të produktit për qëllimet e tij normale;
• e përdorimit të pjesëve që nuk janë prodhuar ose shitur nga

Samsung;

• e modifikimit pa lejen me shkrim të Samsung;
• e dëmtimit nga transportimi, neglizhenca, nga luhatjet e energjisë ose

prishja;

• e dëmtimit prej rrufeve, ujit, zjarrit ose katastrofave natyrore;
• e përdorimit të përditshëm; ose
• e ndryshimeve në metodat e transmetimit ose të standardeve të

produktit nga njëri vend në tjetrin.

6. Kjo garanci është e vlefshme për çdo person që ka marrë produktin në

pronësi me rrugë ligjore gjatë periudhës së garancisë.

7. ASNJË NGA KUSHTET E KËSAJ GARANCIE NUK PËRJASHTON DHE

NUK KUFIZON PËRGJEGJËSINË E SAMSUNG NË RAST VDEKJEJE
OSE LËNDIMI PERSONAL TË SHKAKTUAR NGA NJË NEGLIZHENCË E
PROVUAR NGA ANA E SAMSUNG-UT, PËRVEÇSE KUR KUFIZIME OSE
PËRJASHTIME TË TILLA LEJOHEN NGA LIGJI.

8. ME PËRJASHTIM TË PËRGJEGJËSISË SË SAMSUNG-UT, E CILA

NUK MUND TË PËRJASHTOHET OSE TË KUFIZOHET NGA LIGJI,
SAMSUNG-U NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS PËR: DËMTIME,
HUMBJE OSE SHPENZIME TË DREJTPËRDREJTA, AKSIDENTALE, TË
PAZAKONTA OSE KONSEGUENTE; PËR HUMBJE TË PËRFITIMEVE;
PËR MOSPËRDORIMIN OSE HUMBJEN E TË DHËNAVE; PËR DËMTIM
TË IMAZHIT, TË REPUTACIONIT OSE HUMBJE TË BIZNESIT QË
RRJEDHIN DREJTPËRDREJT OSE JO NGA BLERJA, PËRDORIMI OSE
SHITJA E PRODUKTIT, EDHE NËSE SAMSUNG ËSHTË KËSHILLUAR
OSE JO PËR MUNDËSINË E DËMEVE, HUMBJEVE APO SHPENZIMEVE
TË TILLA.

9. PËRVEÇ PËRGJEGJËSISË SË SAMSUNG-UT, E CILA NUK MUND TË

PËRJASHTOHET OSE TË KUFIZOHET NGA LIGJI, PËRGJEGJËSIA E
SAMSUNG-UT, SIPAS OSE NË LIDHJE ME KËTË GARANCI, BLERJE,
PËRDORIM OSE SHITJE TË PRODUKTIT NUK MUND TA KALOJË
ÇMIMIN E PAGUAR PËR PRODUKTIN SI TË RI.

10. ME PËRJASHTIM TË RASTIT KUR PARASHTROHEN NË GARANCI, TË

GJITHA KUSHTET, GARANCITË DHE TERMAT E DEKLARUARA SIPAS
LIGJIT OSE JO, PËRJASHTOHEN NË MAKSIMUMIN E LEJUAR ME LIGJ.

11. Kushtet e mësipërme të garancisë nuk ndikojnë tek të drejtat ligjore si

konsumator ose jo.

Shqip- 13

[UF6100-XH]BN68-04906C-08L09.indb 13

2013-11-20 1:10:43

Advertising
Podręcznik ten jest związany z następujących produktów: