Ndryshimi i burimit të hyrjes – Samsung UE46F6100AW Instrukcja Obsługi
Strona 148
Lidhja në fole ndërfaqeje të përbashkët (CI) (foleja e kartës së shikimit televiziv)
Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet “KARTA CI ose CI+”.
• Nëse nuk futni "KARTËN CI ose CI+", disa kanale do të shfaqin
mesazhin “Sinjal i koduar”.
• Informacioni çiftëzues që përmban një numër telefonik, ID-ja
“KARTA CI ose CI+”, ID-ja e Pritësit dhe informacione të tjera do
të shfaqen brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
• Kur konfigurimi i informacionit të kanaleve përfundon, shfaqet
mesazhi “Përditësimi i krye”, duke treguar se lista e kanaleve tashmë
është përditësuar.
• Figura mund të ndryshojë në varësi të modelit.
✎
SHËNIM
• Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.
• Hiqeni “KARTËN CI ose CI+” duke e tërhequr atë me kujdes me duar, meqenëse rrëzimi i “KARTËS CI ose CI+” mund ta dëmtojë.
• Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin ashtu siç tregohet në kartë.
• Vendndodhja e folesë COMMON INTERFACE mund të ndryshojë në varësi të modelit.
• “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa vende dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar.
• Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.
• Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të deformohet ose nuk do të mund të shihet.
Ndryshimi i burimit të hyrjes
Burimi
TV / Jasht / HDMI1 / HDMI2/DVI / AV / Komponenti
Përdoreni për zgjedhur burime të tjera të jashtme hyrjeje si DVD / lexuesi Blu-ray / kabllori/marrësi satelitor STB të lidhura te TV-ja.
✎
Shtypni butonin
SOURCE
. Hyrjet e lidhura do të theksohen në listën e shfaqur Burimi.
✎
Nuk mbështetet hyrja PC(D-Sub). Nëse nuk doni që ta lidhni kompjuterin me televizorin, mund të lidhni kabllon HDMI-DVI me
folenë
HDMI IN 2(DVI)
në televizor.
✎
Jasht gjithmonë qëndron aktive.
✎
Shtypni butonin
TOOLS
.
• Shto Emrin
Mund të caktoni emër burimi të jashtëm sipas dëshirës.
– Kur lidhni një PC te porta
HDMI IN 2(DVI)
me kabllo HDMI, duhet të vendosni TV-në në modalitetin PC nën Shto Emrin.
– Kur lidhni një PC te porta
HDMI IN 2(DVI)
me kabllo HDMI në DVI, duhet të vendosni TV-në në modalitetin DVI PC nën Shto
Emrin.
– Kur lidhni pajisje AV te porta
HDMI IN 2(DVI)
me kabllo HDMI në DVI, duhet të vendosni TV-në në modalitetin Pajisjet DVI
nën Shto Emrin.
• Informacion
Mund të shikoni informacion të hollësishëm rreth pajisjes së jashtme të lidhur.
Shqip- 8
[UF6100-XH]BN68-04906C-08L09.indb 8
2013-11-20 1:10:40