Kujdes, Masat paraprake për sigurinë, Zgjidhja e problemeve – Samsung UE46F6100AW Instrukcja Obsługi

Strona 152: Specifikimet (numri i modelit: ssg-5100gb), Garancia, Shqip- 12

Advertising
background image

• Efekti 3D mund të përjetohet në mënyra të ndryshme në varësi të shikuesit.

Efektin 3D mund të mos e vini re nëse mbani syze me numër të madh.

• Nëse një pjesë e lenteve ose e syzeve 3D është me defekt ose e dëmtuar,

mund të mos jetë e riparueshme dhe syzet duhen ndërruar. Nëse syzet nuk
punojnë brenda periudhës së garancisë, mund të riparohen ose mund të
ndërrohen falas. Nëse syzet dëmtohen për faj të përdoruesit ose nëse pasi
ka skaduar periudha e garancisë, atëherë duhet të blini një palë syze të reja.

KUJDES!

INFORMACION I RËNDËSISHËM SHËNDETI DHE SIGURIE
NË LIDHJE ME PAMJET 3D. LEXONI UDHËZIMET E
MËPOSHTME PËRPARA SE JU OSE FËMIJA JUAJ TË
PËRDORË FUNKSIONIN 3D.

• Të rriturit duhet t'i kontrollojnë shpesh fëmijët që përdorin funksionin 3D.

Nëse ka ankesa për lodhje të syve, dhimbje koke, marrje mendsh ose të
përziera, ndalojeni fëmijën të shikojë televizor 3D dhe vëreni të pushojë.

• Mos i përdorni syzet 3D për qëllime të tjera, si p.sh. syze për përdorim

normal, syze dielli, syze mbrojtëse etj.

• Disa shikues mund të kenë shqetësime gjatë shikimit të televizorit 3D, si

marrje mendsh, të përziera dhe dhimbje koke. Nëse keni ndonjë prej këtyre
simptomave, ndërpritni shikimin e televizorit 3D, hiqini syzet 3D dhe pushoni
për pak kohë.

• Shikimi i filmave 3D për periudha të gjata kohe mund të shkaktojë lodhje të

syve. Nëse keni lodhje të syve, ndërpriteni shikimin e televizorit në 3D, hiqni
syzet 3D dhe pushoni për pak kohë.

• Mos e përdorni funksionin 3D ose syzet 3D kur ecni ose lëvizni përreth.

Përdorimi i funksionit 3D ose i syzeve 3D Active gjatë lëvizjes përreth mund
të sjellë lëndime për shkak të përplasjes me objekte, pengimit dhe/ose
rrëzimit.

MASAT PARAPRAKE PËR SIGURINË

Udhëzimet e mëposhtme të sigurisë jepen për të garantuar
sigurinë tuaj personale dhe për të parandaluar dëmtimin e
pronës. Lexojini me kujdes për të garantuar përdorimin e
duhur të produktit.

• Mos e vendosni produktin në një vend të ekspozuar ndaj dritës së diellit,

nxehtësisë, zjarrit ose ujit. Ekspozimi mund të shkaktojë keqfunksionim të
produktit ose zjarr.

• Mos ushtroni forcë mbi lentet e syzeve 3D. Mos e hidhni në tokë ose mos

e përthyeni produktin. Ushtrimi i forcës, hedhja ose përthyerja e produktit
mund të rezultojë në keqfunksionim të produktit.

• Përdorni vetëm bateritë e përcaktuara standarde. Kur ndërroni bateritë,

futeni baterinë në mënyrë që polariteti i saj (+, –) të jetë i saktë. Nëse nuk i
vendosni në këtë mënyrë mund të dëmtoni baterinë ose mund të shkaktoni
zjarr, lëndim personal ose dëmtim të mjedisit për shkak të rrjedhjes së lëngut
nga bateria.

• Baterinë e përdorur mbajeni larg fëmijëve në mënyrë që të mos e gëlltisin

aksidentalisht. Nëse fëmija juaj ka gëlltitur baterinë, konsultohuni menjëherë
me mjekun.

• Kur të pastroni produktin mos spërkatni ujë ose pastrues drejtpërdrejt mbi

sipërfaqen e produktit. Spërkatja e syzeve me ujë ose pastrues mund të
shkaktojë zjarr ose goditje elektrike, dëmtim të sipërfaqes së produktit ose
mund të shkaktojë lirimin e etiketave treguese në sipërfaqen e produktit.

• Mos përdorni kimikate që përmbajnë alkool, solucione ose surfaktantë ose

kimikate si dylli, benzeni, holluesit, larguesit e mushkonjave, lubrifikuesit ose
substancat pastruese. Këto mund të shkaktojnë çngjyrosje ose plasaritje
të sipërfaqes së produktit, si dhe lirimin e etiketave treguese në sipërfaqen
e produktit.

• Meqenëse sipërfaqja e produktit dhe lentet e tij gërvishten lehtësisht,

sigurohuni të përdorni leckë të butë pastrimi(e cila përbëhet nga fibra të
imëta ose fije pambuku) për të shmangur gërvishtjen qoftë të sipërfaqes,
qoftë të lenteve. Meqenëse produkti mund të gërvishtet nëse ka materiale
të huaja mbi leckë, sigurohuni që ta shkundni mirë pluhurin përpara se të
përdorni leckën.

• Asnjëherë mos i çmontoni, mos i riparoni ose mos i modifikoni vetë syzet

3D. Mos i përdorni syzet kur janë prishur ose janë thyer.

• Kur vendosni syzet 3D bëni kujdes të mos lëndoni sytë me skajet e skeletit.
• Përdorni duart për të vendosur ose për të hequr syzet 3D.

Zgjidhja e problemeve

Nëse hasni këtë problem... Provoni këtë zgjidhje...

Syzet e mia 3D nuk

funksionojnë.

• Ndërroni baterinë.
• Syzet 3D duhet të jenë pranë televizorit. Sigurohuni që

distanca midis televizorit dhe syzeve 3D të jetë më e

vogël se 19,5 fut (6 m) në vijë të drejtë.

• Kontrolloni cilësimet e funksionit 3D në televizor.

Llamba vazhdon të

pulsojë

• Ka rënë bateria. Ndërroni baterinë.

Specifikimet (Numri i modelit: SSG-5100GB)

Optika

Errësuesit

Kristale të

lëngshme

Tejdukshmëria 36±2%

Distanca e

rekomanduar e

shikimit

2 ~ 6 m (6,5 deri në

19,5 fut)

Shpejtësia e

fushës

120 fusha/

sekondë

Pesha

Syzet

21,5 g/0,76 oz. (me baterinë: 24,0 ± 0,5 g/0,85

± 0,018 oz.)

Energjia

Syzet

Një bateri 3 V litiumi/dyoksidi mangani 3 V (CR2025)

Konsumi i

energjisë

Syzet

0,85 mA (mesatare)

Bateria

Lloji

165 mAh, 3,0 V (CR2025)

Koha e

funksionimit

ndezur

150 orë

Kushtet e

funksionimit

Temperatura e

përdorimit10°C 40°C 50°F 104°F

-20°C 45°C -4°F 113°F

~

10°C 40°C 50°F 104°F

-20°C 45°C -4°F 113°F

(10°C 40°C 50°F 104°F

-20°C 45°C -4°F 113°F

~

10°C 40°C 50°F 104°F

-20°C 45°C -4°F 113°F

)

Temperatura e

ruajtjes

10°C 40°C 50°F 104°F

-20°C 45°C -4°F 113°F

~

10°C 40°C 50°F 104°F

-20°C 45°C -4°F 113°F

(

10°C 40°C 50°F 104°F

-20°C 45°C -4°F 113°F

~

10°C 40°C 50°F 104°F

-20°C 45°C -4°F 113°F

)

Specifikimet për produktin mund të ndryshohen pa njoftim për shkaqe
përmirësimi të produktit.

Koha e vazhdueshme e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të
ambientit të komunikimit me valë dhe të kushteve të përdorimit.

Rekomandim - vetëm për BE-në

• Samsung Electronics deklaron se këto syze 3D Active janë në përputhje

me kërkesat thelbësore dhe dispozita të tjera përkatëse të Direktivës
1999/5/KE.

• Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.
• Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.

samsung.com, shkoni te Support > Search Product Support (Mbështetja
> Kërkim në mbështetjen për produktet) dhe futni emrin e modelit.

GARANCIA

Ky produkt Samsung ka garanci ndaj materialeve defektoze ose fabrikimit për
periudhën e vendosur në tabelë (drejtojuni tabelës së periudhës së garancisë
sipas shtetit), duke u nisur nga data fillestare e blerjes. Në rast se kërkohet
shërbim garancie, duhet fillimisht ta ktheni produktin te shitësi tek i cili e keni
blerë. Megjithatë, Qendrat e Autorizuara të Shërbimit të Samsungut do ta
pranojnë këtë garanci gjatë Periudhës së garancisë. Për më shumë hollësi,
kontaktoni Qendrën më të afërt të Autorizuar të Shërbimit.

Shqip- 12

[UF6100-XH]BN68-04906C-08L09.indb 12

2013-11-20 1:10:43

Advertising
Podręcznik ten jest związany z następujących produktów: