Shqip- 12 – Samsung PS43F4500AW Instrukcja Obsługi
Strona 138
Problemet
Zgjidhjet dhe shpjegimet
Nuk ka figurë, nuk ka video
TV-ja nuk ndizet.
• Sigurohuni që kablloja e rrymës AC është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Shtypni butonin
POWER
në TV për t'u siguruar se problemi nuk është te telekomanda. Nëse TV-ja ndizet, drejtojuni më
poshtë pjesës “Telekomanda nuk punon”.
TV-ja fiket automatikisht.
• Sigurohuni që Kohëm. i fik. është caktuar te Fik. në menynëOra.
• Nëse PC-ja juaj është i lidhur me TV-në, kontrolloni cilësimet e rrymës së kompjuterit.
• Sigurohuni që kablloja e rrymës është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
• Kur shihni TV nga një lidhje me antenë ose me kabllo, TV-ja do të fiket pas 10 ~ 15 minutash nëse nuk ka sinjal.
Nuk ka figurë/video.
• Kontrolloni lidhjet me kabllo (hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me TV-në dhe me pajisjet e jashtme).
• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/dekodues, DVD, Blu-ray etj.) për të përputhur lidhjet me
hyrjen e TV-së. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në TV.
• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të TV-së duke shtypur butonin
SOURCE
te telekomanda.
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke rilidhur kabllon e rrymës së pajisjes.
Lidhje ajrore (Ant./Kabllor)
TV-ja nuk i merr të gjitha kanalet.
• Sigurohuni që kablloja e antenës të jetë lidhur.
• Provoni Konfig. (Konfigurimi fillestar) për të shtuar kanale të disponueshme në listën e kanaleve. Shkoni te
MENU
-
Sistemi - Konfig. (Konfigurimi fillestar) dhe prisni që të ruhen kanalet e disponueshme.
• Verifikoni që antena të jetë pozicionuar siç duhet.
Figura deformohet: gabime
makroblloku, bllok i vogël, pika,
pikëzim
• Ngjeshja e përmbajtjes së videos mund të shkaktojë deformime të figurës, sidomos të figurave që lëvizin shpejt si
sportet dhe filmat me aksion.
• Sinjali i dobët mund të shkaktojë deformim të figurës. Ky problem nuk i përket TV.
Të tjera
Figura nuk shfaqet në ekran të plotë.
• Kanalet HD do të kenë shirita të zinj në dy anët e ekranit kur shfaqin përmbajtje SD (4:3) të përshkallëzuara.
• Shiritat e zinj në fillim dhe në fund do të shfaqen gjatë filmave që kanë raporte të pamjes të ndryshme nga televizori.
• Rregulloni opsionet e madhësisë së figurës në ekran të plotë, në pajisjen tuaj të jashtme ose në TV.
Televizori plazmë lëshon një si
zukatje .
• Televizorët plazma lëshojnë shpesh një zukatje të butë. Kjo është normale. Shkaktohet nga ngarkesat elektrike që
përdoren për të krijuar pamjet në ekran.
• Nëse zukatja është e lartë, ka mundësi të keni vendosur ndriçimin e televizorit shumë lart. Provoni me ndriçim më të
ulët.
• Zukatja mund të jetë e lartë edhe nëse pjesa e pasme e televizorit plazma është shumë pranë murit ose ndonjë
sipërfaqeje tjetër të ngurtë. Provoni gjithashtu të rilidhni kabllot ndryshe.
• Montimi i gabuar në mur mund të shkaktojë zhurmë të tepërt.
Problemi i mbetjes së figurës (djegies
së ekranit).
• Për të reduktuar gjasat e djegies së ekranit, kjo njësi është e pajisur me teknologji të zhvendosjes së pikëzave për
reduktimin e djegies së ekranit. Zhvendosja e pikëzave mundëson konfigurimin e figurës në mënyrë të atillë që të
zhvendoset lart ose poshtë (në vijë vertikale) dhe anash (në pikë horizontale). Lëvizja e rregullt dhe e lehtë e figurës
redukton djegien e ekranit.
Telekomanda nuk punon.
• Zëvendësoni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.
• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën tek TV-ja në largësi 5~6 këmbë.
Telekomanda e kabllorit/dekoduesit
nuk ndez apo fik TV-në dhe nuk
rregullon volumin.
• Programoni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë TV-në. Referojuni manualit të përdorimit të kabllorit/
dekoduesit për kodin e TV SAMSUNG-ut.
Shfaqet mesazhi A “Regjimi nuk
pranohet”.
• Kontrolloni rezolucionin e mbështetur të TV-së dhe rregulloni siç duhet rezolucionin e daljes së pajisjes së jashtme.
Shqip- 12
PF45005000-XC_ALB.indd 12
2013-01-25 �� 11:03:33