Instalimi i montuesit në mur, Sigurimi i tv-së në mur – Samsung PS51E490B1W Instrukcja Obsługi

Strona 110

Advertising
background image

Shqip - 12

Instalimi i montuesit në mur

Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të
vendosni TV-në në mur. Për informacion të hollësishëm në lidhje
me instalimin e montuesit në mur, shihni udhëzimet që jepen
me montuesin në mur. Kontaktoni një teknik për ndihmë kur të
instaloni mbërthyesen e montuesit në mur. Nuk këshillojmë ta
bëni vetë.
Samsung Electronics nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të
produktit ose lëndimin tuaj apo të të tjerëve nëse zgjidhni që ta
instaloni TV-në vetë.

Specifikimet e pajisjes për montim në mur (VESA)

Pajisja për montimin në mur nuk disponohet por shitet

veçmas.

Instaloni montuesin në mur, në një mur të fortë vertikal me
dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera ndërtimi, ju
lutemi kontaktoni shitësin tuaj më të afërt. Nëse instalohet në një
tavan ose në një mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të shkaktojë
dëmtime të rënda personale.

VINI RE

x

Përmasat standarde për pajisjet e montimit në mur

tregohen në tabelën më poshtë.

x

Kur blini pajisjen tonë të montimit në mur, ju jepet një

manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e

nevojshme për vendosjen.

x

Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me

specifikimet e vidës standarde VESA.

x

Mos përdorni vida më të gjata sesa përmasat

standarde, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim në

pjesën e brendshme të TV-së.

x

Për mbështetjet në mur që nuk janë në përputhje me

specifikimet e vidës standarde VESA, gjatësia e vidave

mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.

x

Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë

produktin ose të shkaktojë që produkti të bjerë, duke

shkaktuar lëndim tek ju. Samsung nuk është përgjegjës

për këto lloj aksidentesh.

x

Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit

ose lëndimin personal kur përdoret një montues në mur i

paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin

të ndjekë udhëzimet e instalimit të produktit.

x

Mos kapërceni këndin prej 15 gradë kur vendosni këtë

TV në mur.

inç

Specifikimet VESA

(A * B)

Vidë

standarde

Sasia

43~51

400 X 400

M8

4

60~64

600 X 400

Mos instaloni pajisjen e
montimit në mur ndërkohë që
TV-ja është i ndezur. Mund të
rezultojë në lëndimin tuaj për
shkak të goditjes elektrike.

Sigurimi i TV-së në Mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi TV mund

të bëje që TV-ja të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni

që fëmijët tuaj të mos varen ose të mos trazojnë

TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja të rrëzohet, duke

shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të

gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e

Sigurisë të përfshirë. Për të rritur stabilitetin, instaloni

pajisjen kundër rënies për qëllime të sigurisë, si më

poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e TV-së

Muri

1. Vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato fort në mur.

Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse,

në varësi të llojit të murit.

Meqenëse kllapat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk

përfshihen, duhet t'i blini veçmas.

2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme e qendrës së TV-së, vendosni

vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato përsëri në TV.

Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast

të tillë duhet t'i blini veçmas sipas specifikimeve të

mëposhtme.

3. Lidhni kllapat e vendosura në TV dhe kllapat e fiksuara në mur

me një kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.

VINI RE
• Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos

bjerë mbrapsht.

• Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë

të atillë që kllapat e fiksuara në mur të jenë në një
nivel apo më poshtë se kllapat e fiksuara në TV.

• Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.

4. Verifikoni se të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni

herë pas here lidhjet për shenja problemi ose dëmtimi të

mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e

lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.

XH-08-ALB.indd 12

2012-07-03 5:19:00

Advertising