Lidhja e rrjetit – Samsung PS51E490B1W Instrukcja Obsługi
Strona 108
Shqip - 10
Lidhja e rrjetit
Lidhja e rrjetit - Me valë
Mund ta lidhni TV-në me LAN-in nëpërmjet një rrugëzuesi standard me valë ose me modem. Për ta lidhur me valë, duhet fillimisht të
bashkoni një “përshtatës LAN-i me valë të Samsung-ut” (WIS12ABGNX, WIS09ABGNX - që shitet veçmas) në portën USB anash
televizorit. Shihni figurën më poshtë.
(5V 0.5A
)
Porta LAN në mur
Kabllo LAN
Ndarës IP me valë
(rrugëzues me valë me server
DHCP)
Përshtatës Samsung të LAN-it
me valë
Paneli anësor i TV-së
Përshtatësi Samsung i LAN-it me valë shitet veçmas dhe ofrohet nga shitës të zgjedhur me pakicë dhe nga faqe tregtare në internet.
Përshtatësi LAN Samsung me valë mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g dhe n. Samsung rekomandon përdorimin e
IEEE 802.11n. Kur luani video përmes një lidhjeje rrjeti, videoja mund të mos luhet rrjedhshëm.
Pjesa më e madhe e sistemeve të rrjetit me valë përfshin një sistem sigurie që kërkon pajisje të cilat përdorin rrjetin nëpërmjet një pike
hyrëse ose rrugëzues me valë (në mënyrë tipike një ndarës IP-je me valë) për të transmetuar një kod sigurie të enkriptuar që quhet
çelësi i hyrjes.
Nëse zgjidhet modaliteti HIGH PURE THROUGHPUT (Greenfield) 802.11n dhe lloji i enkriptimit është caktuar në WEP ose TKIP për
rrugëzuesin tuaj me valë, TV-të tuaja Samsung nuk do ta mbështesin lidhjen në pajtim me specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.
Lidhja e rrjetit - me kabllo
Ka dy mënyra kryesore për të lidhur TV-në me rrjetin duke përdorur kabllo, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Ato ilustrohen më poshtë:
LAN
Porta e modemit në mur
Paneli i pasmë i TV-së
Kabllo LAN
Kabllo modemi
Modem i jashtëm
(ADSL / VDSL / TV kabllor)
LAN
Porta LAN në mur
Paneli i pasmë i TV-së
Kabllo LAN
✎
Nuk mbështetet kur shpejtësia e rrjetit është nën apo baras me 10 mbps.
✎
Për lidhjen përdorni kabllo Cat 5 (tip STP*). *STP: me çiftim spiral të izoluar
✎
Shërbimi mund të mos funksionojë pasi porta e shërbimit është e bllokuar në disa pajisje të rrjetit (AP).
[PE490-XH]BN68-04580E.indb 10
2012-06-15 2:00:25