Zgjidhja e problemeve, Licenca ruajtja dhe mirëmbajtja – Samsung PS51E530A3W Instrukcja Obsługi

Strona 95

Advertising
background image

Shqip - 11

Shqip

Zgjidhja e problemeve

Nëse duket që TV-ja ka një problem, fillimisht provoni këtë listë të probleme të mundshme dhe të zgjidhjeve të tyre. Nëse
nuk funksionon asnjë nga këshillat për zgjidhjen e problemit, vizitoni “www.samsung.com,” më pas klikoni Mbështetje ose
telefononi shërbimin për klientin të Samsung-ut.

Problemet

TV-ja nuk ndizet.

• Sigurohuni që kablloja e rrymës AC është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Shtypni butonin

POWER

në TV për t'u siguruar se problemi nuk është te telekomanda. Nëse TV-ja ndizet, referojuni

“Telekomanda nuk punon” poshtë.

Problemet

Nuk ka figurë/video.

• Kontrolloni lidhjet me kabllo (hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me TV-në dhe me pajisjet e jashtme).
• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/dekodues, DVD, Blu-ray etj.) për të përputhur lidhjet me hyrjen e

TV-së. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në TV.

• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të TV-së duke shtypur butonin

SOURCE

te telekomanda.

• Rindizeni pajisjen e lidhur duke rilidhur kabllon e rrymës së pajisjes.

Problemet

Telekomanda nuk punon.

• Zëvendësoni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.
• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën tek TV-ja në largësi 5~6 këmbë.

Problemet

Telekomanda e kabllorit/dekoduesit nuk ndez apo fik TV-në dhe nuk rregullon volumin.

• Programoni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë TV-në. Referojuni manualit të përdorimit të kabllorit/dekoduesit

për kodin e TV SAMSUNG-ut.

Televizorin mund ta mbani në kushte optimale nëse instaloni përmirësimet më të fundit nga faqja jonë në internet (www.

samsung.com

→ Support (Mbështetja)→ Downloads (Shkarkimet)) me anë të USB-së.

Licenca

Ruajtja dhe mirëmbajtja

Nëse e hiqni ngjitësen e ngjitur në ekranin e TV-së, largoni papastërtitë dhe pastaj shikoni TV.

Pjesa e jashtme dhe ekrani i produktit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të shmangur gërvishtjet sigurohuni ta pastroni

pjesën e jashtme dhe ekranin me kujdes me copën që vjen me pajisjen ose me një copë të butë.

Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt mbi produktin. Çdo lloj lëngu
që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, zjarr ose goditje
elektrike.

Pastrojeni produktin me një leckë të butë të njomur me pak ujë.
Mos përdorni lëngje të ndezshme (p.sh. benzen, hollues) apo
substanca pastruese.

[PE530-XH]BN68-04068D.indb 11

2012-07-26 3:08:37

Advertising
Podręcznik ten jest związany z następujących produktów: