Sigurimi i hapësirës së instalimit – Samsung PS51E530A3W Instrukcja Obsługi

Strona 88

Advertising
background image

Shqip - 4

Përdorimi i pultit të televizorit (butonat e panelit)

Pulti i televizorit është një buton shumëdrejtimësh
që ndihmon navigimin pa telekomandë.

✎

Disa funksione që kërkojnë kod PIN mund

të mos disponohen.

✎

Ngjyra dhe forma e produktit mund të

ndryshojnë në varësi të modelit.

✎

Del nga menyja kur pulti shtypet për më

shumë se 1 sekondë.

✎

Kur zgjidhni këtë funksion duke lëvizur pultin

në drejtimet lart/poshtë/majtas/djathtas,

sigurohuni të mos e shtypni pultin. Nëse

e shtypni që në fillim, nuk do të mund ta

përdorni për të lëvizur në drejtimet lart/

poshtë/majtas/djathtas.

Menyja e funksioneve

Rikthim

Sensori i telekomandës

Pulti i televizorit

Poshtë (Përpara)

Lart (Prapa)

Djathtas

Majtas

Ndezja

Ndez televizorin duke shtypur pultin në regjim pritjeje.

Rregullimi i volumit

Rregullon volumin duke e lëvizur pultin nga njëra anë në tjetrën kur është ndezur.

Zgjedhja e kanalit

Zgjedh kanal duke e lëvizur pultin lart ose poshtë gjatë kohës që është ndezur.

Përdorimi i menysë së
funksioneve

Shtypni pultin gjatë kohës që është ndezur dhe do të shfaqet ekrani i menysë së
funksioneve. Nëse e shtypni sërish, ekrani i menysë së funksioneve zhduket.

Përdorimi i menysë

Zgjedh MENY(m) duke lëvizur pultin në ekranin e menysë së funksioneve. Do të

shfaqet funksioni OSD(shfaqje në ekran) i televizorit.

Zgjedhja e burimit

Zgjedh Burimi(

) duke lëvizur pultin në ekranin e menysë së funksioneve. Do të

shfaqet ekrani i listës Burimi.

Zgjedhja e bazës së përmbajtjeve

Zgjedh Baza e përmbajtjeve(

) duke lëvizur pultin në ekranin e menysë së

funksioneve. Do të shfaqet ekrani kryesor i Baza e përmbajtjeve.

Fikja

Zgjedh Fik(P) për të fikur televizorin duke e lëvizur pultin në ekranin e menysë së

funksioneve.

Modaliteti në pritje
Mos e lini TV-në tuaj në modalitetin në pritje për periudha të gjata kohe (për shembull kur jeni larg me pushime). Një sasi e vogël
energjie konsumohet gjithsesi edhe pse butoni i energjisë është i fikur. Është mirë që kordoni i energjisë të hiqet nga priza.

Sigurimi i hapësirës së instalimit

Ruani distancën e kërkuar ndërmjet produktit dhe objekteve të tjera (p.sh. muret) për të siguruar ajrimin e duhur.
Nëse nuk zbatohet kjo gjë, mund të shkaktohet zjarr ose probleme me produktin për shkak të rritjes së brendshme të temperaturës së
produktit.

✎

Kur përdoret mbajtëse ose montues në mur, përdorni vetëm pjesët e ofruara nga Samsung Electronics.

x

Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo gjë mund të shkaktojë probleme të produktit ose lëndim për shkak

të rrëzimit të produktit.

✎

Pamja mund të ndryshojë në varësi të produktit.

✎

Kujdes kur prekni TV-në sepse disa pjesë mund të jenë të nxehta.

Instalimi me mbajtëse.

Instalimi me montim në mur.

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

[PE530-XH]BN68-04068D.indb 4

2012-07-26 3:08:32

Advertising
Podręcznik ten jest związany z następujących produktów: