Instalimi i montuesit në mur, Kujdesi për folenë e kapakut – Samsung UE42F5000AW Instrukcja Obsługi
Strona 140
Instalimi i montuesit në mur
Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të vendosni TV-në në mur. Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin
e montuesit në mur, shihni udhëzimet që jepen me montuesin në mur. Kontaktoni një teknik për ndihmë kur të instaloni mbërthyesen e
montuesit në mur. Nuk këshillojmë ta bëni vetë.
Samsung Electronics nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të të tjerëve nëse zgjidhni që ta instaloni
TV-në vetë.
Specifi kimet e pajisjes për montim në mur (VESA)
✎
Pajisja për montimin në mur nuk disponohet por shitet veçmas.
✎
Instaloni montuesin në mur, në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera ndërtimi, ju lutemi
kontaktoni shitësin tuaj më të afërt. Nëse instalohet në një tavan ose në një mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të shkaktojë dëmtime
të rënda personale.
✎
SHËNIM
• Përmasat standarde për pajisjet e montimit në mur tregohen në tabelën më poshtë.
• Kur blini pajisjen tonë të montimit në mur, ju jepet një manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e nevojshme për
vendosjen.
• Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me specifi kimet e vidës standarde VESA.
• Mos përdorni vida më të gjata sesa përmasat standarde, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim në pjesën e brendshme të TV-së.
• Për mbështetjet në mur që nuk janë në përputhje me specifi kimet e vidës standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë
në varësi të specifi kimeve të tyre.
• Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë produktin ose të shkaktojë që produkti të bjerë, duke shkaktuar lëndim
tek ju. Samsung nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.
• Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose lëndimin personal kur përdoret një montues në mur i paspecifi kuar
nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin të ndjekë udhëzimet e instalimit të produktit.
• Mos kapërceni këndin prej 15 gradë kur vendosni këtë TV në mur.
inç
Specifi kimet VESA
(A * B)
Vidë standarde
Sasia
19~22
75 X 75
M4
4
26~28
100 X 100
32~42
200 X 200
M8
46~60
400 X 400
Mos instaloni pajisjen e montimit në mur ndërkohë që TV-ja është i ndezur. Mund të rezultojë në lëndimin tuaj për shkak të
goditjes elektrike.
Kujdesi për folenë e kapakut
KUJDES: Foleja me kapak përdoret vetëm nga personeli
i kualifi kuar i shërbimit. Për të reduktuar rrezikun e goditjes
elektrike ose të zjarrit, mos e përdorni folenë me kapak nëse
nuk jeni të kualifi kuar.
Foleja e
kapakut
Paneli i pasmë i TV-së
✎
Paneli i pasmë mund të ndryshojë në varësi të
modelit.
Shqip- 14
[UF40005000-XH]BN68-04784C-06L09.indb 14
2013-11-21 10:42:54