Samsung RH57H90507F Instrukcja Obsługi
Strona 415
Shqip - 31
PËRDORIMI
( 4 )
Fridge (Frigorifer) / Power Cool (Ftohje
Energjike) (3 sek)
Butoni Fridge (Frigorifer) shërben për dy
qëllime:
-
Për ta vendosur Frigoriferin në
temperaturën tuaj të dëshiruar.
-
Për ta ndezur ose fi kur funksionin
Power Cool (Ftohje Energjike).
1. Për të vendosur temperaturën e
Frigoriferit, shtypni butonin Fridge
(Frigorifer).
Mund ta vendosni temperaturën midis
44 °F (7 °C) dhe 34 °F (1 °C).
2. Funksioni Power Cool (Ftohje Energjike)
Prekeni dhe mbajeni shtypur këtë buton
për 3 sekonda për të ulur kohën që duhet
për të ftohur produktet në Frigorifer.
Mund të jetë e dobishme nëse ju duhet
të ftohni shpejt ushqime që prishen lehtë
ose nëse temperatura në frigorifer është
ngrohur shumë.
(Për shembull, nëse dera ishte lënë hapur)
( 5 )
Alarm (Alarm)
Prekja e këtij butoni ndez dhe fi k alarmin e
hapjes të derës.
Nëse alarmi i derës është vendosur në On
(Ndezur), do të bjerë një alarm nëse ndonjë
derë e frigoriferit është lënë hapur për më
shumë se dy minuta.
Sinjali ndalon kur e mbyllni derën.
Funksioni i alarmit të derës është vendosur
në On (Ndezur) nga fabrika.
Mund ta fi kni duke shtypur dhe pastaj
lëshuar butonin Alarm.
Mund ta ndizni përsëri në të njëjtën
mënyrë.
Ikona ndriçon kur funksioni është i ndezur.
Kur funksioni Door Alarm (Alarmi i Derës)
është i ndezur dhe bie sinjali i alarmit, ikona
Door Alarm (Alarmi i Derës) do të pulsojë
në të bardhë dhe bie alarmi.
( 6 )
Ice Maker Off (Bërësi i Akullit Fikur)
Butoni Ice Maker Off (Bërësi i Akullit Fikur)
shërben për dy qëllime:
-
Për të ndezur dhe fi kur bërësin e Akullit
-
Për të ndezur dhe fi kur Control Lock
Function (Funksioni i Kyçit të Kontrollit)
1. Ice Off Function (Funksioni Bërësi i
Akullit Fikur)
Nëse nuk ju duhet më akull, shtypni
butonin Ice Maker Off (Bërësi i Akullit Fikur).
2. Control Lock Function (Funksioni Kyçi i
Kontrollit)
Shtypeni dhe mbajeni shtypur këtë buton
për 3 sekonda për të kyçur ekranin dhe
butonat e dispenserit në mënyrë që
butonat të mos përdoren.
Kur Control Lock (Kyçi i Kontrollit) është i
ndezur, frigoriferi nuk shpërndan akull ose
ujë edhe kur shtypni Levën Dispenserit.
Ikona Control Lock (Kyçi i Kontrollit) ndizet
për t’ju treguar që keni aktivizuar funksionin
Control Lock (Kyçi i Kontrollit). Shtypeni
për 3 sekonda për ta zhbllokuar.
Nëse bërësi i akullit është ndezur dhe
linja e ujit nuk është e lidhur, do të ketë
një zhurmë në valvulën e ujit nga prapa
njësisë. Shtypni butonin Ice Maker Off (Bëri
i Akullit Fikur) (Control Lock [3 sec]) (Kyçi i
Kontrollit [3 sec]) për më pak se 3 sekonda
derisa të ndizet Ice Off Indicator (Treguesi
Akulli Fikur) (
).
Për të kursyer energji, Paneli i Ekranit fi ket
automatikisht në disa kushte të caktuara. Kur nuk
shtypet asnjë buton, kur nuk hapet asnjë derë, ose
kur nuk është shtypur Leva e Dispenserit.
Sidoqoftë, ikona që tregon zgjedhjen e kubave të
akullit ose akullit të thërrmuar, do të mbetet ndezur.
Kur shtypni një buton, hapni një derë, ose shtypni
Levën e Dispenserit, Paneli i Ekranit do të ndizet
përsëri.
Përveç butonave për Water (Uji), dhe Cubed /
Crushed Ice (Kuba Akulli / Akull i Thërrmuar),
të gjitha butonat e funksioneve do të bëhen
funksionalë pasi ta hiqni gishtin nga butoni që po
shtypni.
DA68-03015C-03.indb 31
DA68-03015C-03.indb 31
2014. 8. 12.
4:56
2014. 8. 12.
4:56