Samsung RZ28H6165SS Instrukcja Obsługi
Strona 199
Shqip - 7
INFORMACIONE SIGURIE
• Për të arritur
performancën më të mirë
të produktit,
- Mos vendosni ushqime shumë
pranë përballë ventilatorëve në
pjesën e pasme të pajisjes pasi
kjo mund të pengojë qarkullimin e
lirë të ajrit në dhomën e ngrirësit.
- Mbështilleni ushqimin mirë ose
vendoseni në enë të izoluara nga
ajri para se t'i vendosni në ngrirës.
- Mos vendosni ushqim të ri për
ngrirje pranë ushqimit është ngrirë
tashmë.
• Ju lutem vëreni numrin e
herëve që mund të ruhet
ushqimi dhe datat e skadencës
të ushqimeve të ngrira.
• Nuk ka nevojë ta hiqni ngrirësin
nga priza nëse do të jeni larg për
më pak se tre javë. Por, hiqeni
të gjithë ushqimin nëse do të
largoheni për tre javë ose më
shumë. Hiqeni ngrirësin nga priza
dhe pastrojeni, shpëlajeni dhe
thajeni.
• Mbusheni depozitën e ujit, sirtarin
e ujit, kubat e ujit vetëm me ujë të
pijshëm.
• Nëse ngrirësi është i
dëmtuar prej ujit, hiqeni
spinën e korrentit dhe
kontaktoni me qendrën
e shërbimit të Samsung
Electronics.
• Mos ushtroni forcë goditëse ose
të tepërt mbi sipërfaqen prej
xhami.
- Xhami i thyer mund të shkaktojë
lëndim personal dhe/ose dëmtime
të pronës.
SHENJA KUJDESI PËR
PASTRIMIN
• Mos spërkatni ujë brenda
ose jashtë ngrirësit.
- Ekziston rreziku i zjarrit ose
goditjeve elektrike.
• Mos spërkatni gaz të djegshëm
pranë ngrirësit.
- Ekziston rreziku i shpërthimit ose
zjarrit.
• Hiqni çdo material të huaj
ose pluhur nga spinat
e korrentit. Por mos
përdorni leckë të lagur
ose të njomë kur pastroni
spinën, hiqni çdo material
të huaj ose pluhur nga
spinat e korrentit.
- Përndryshe ekziston rreziku i
zjarrit ose goditjeve elektrike.
• Mos spërkatni produkte pastrimi
direkt mbi ekran.
- Letrat e printuara mbi ekran mund
të hiqen.
KUJDES