Paralajmërimet dhe këshilla, Përdorimi, Mirëmbajtja – AEG X68163BV10 Instrukcja Obsługi

Strona 48

Advertising
background image

48

PARALAJMËRIMET DHE

KËSHILLA

• Ky libërth me udhëzime për përdorim

është parashikuar për disa versione

të aparatit. Ka mundësi që të jenë

përshkruar pjesë të posaçme të pajisjeve,

që nuk i përkasin aparatit tuaj.

• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë

përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga

instalimi i pasaktë ose jo në përputhje me

rregullat përkatëse.

• Largësia minimale e sigurisë midis

Platformës së gatimit dhe Aspiratorit

duhet të jetë prej 650 mm, (disa modele

mund të instalohen në një largësi më të

vogël, referojuni paragrafëve ambalazhi

dhe instalimi).

• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike

të jetë i njëjtë me atë të shënuar në

targën e vogël brenda Aspiratorit.

• Për Aparate të Klasit I sigurohuni që

impianti elektrik i shtëpisë të garantojë

tokëzimin e duhur.

• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të

thithur me tuba me diametër baras ose

më shumë se 120 mm. Kalimi i tubave

duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë i

mundur.

• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale

shkarkimi të tymrave të shkaktuara nga

djegia (kaldaje, oxhaqe, etj.)

• Në rast se në dhomë përdoren si

Aspiratori ashtu edhe aparate që nuk

funksionojnë me energji elektrike (për

shembull aparate që përdorin gaz),

mjedisi duhet ajrosur në mënyrë të

duhur. Në rast se kuzhina nuk është e

pajisur, krijoni një hapje që të komunikojë

me jashtë, për të siguruar futjen e ajrit

të pastër. Përdorimi i duhur e pa rreziqe

përftohet kur depresioni maksimal i lokalit

nuk e kalon masën 0,04 mBar.

• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet

zëvendësuar nga prodhuesi ose nga

shërbimi i asistencës teknike, në mënyrë

që të parandalohen rreziqet.

PËRDORIMI

• Aspiratori është prodhuar vetëm për

përdorim shtëpiak, për të hequr erërat e

kuzhinës.

• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në

mënyrë të parregullt.

• Mos lini flakë të lira me intensitet të madh

poshtë Aspiratorit në funksionim.

• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që

ta shmangni daljen anash të saj në lidhje

me pjesën fundore të tiganëve.

• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji

i mbinxehur mund të marrë zjarr.

• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë

aspiratorit të kuzhinës; ka rrezik zjarri.

• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona

(përfshi fëmijët) me aftësi të reduktuara

psikike, shqisore ose mendore, apo nga

persona pa përvojë e njohuri, përveç

rasteve kur kontrollohen ose udhëzohen

për përdorimin e aparatit nga persona

përgjegjës për sigurinë e tyre.

• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë

kujdes që të mos luajnë me aparatin.

• “KUJDES: Pjesët që mund të preken

mund të bëhen shumë të nxehta në rast

se përdoren me aparatura pjekëse.”

MIRËMBAJTJA

• Para se të filloni me çfarëdo veprim

mirëmbajtës, fikeni Aspiratorin duke

hequr spinën elektrike ose duke fikur

çelësin e përgjithshëm të korrentit.

• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë

e të menjëhershme, sipas intervaleve të

këshilluara (Rrezik zjarri).

- 4 muaj për Filtrat me Karbon Aktiv.

- 2 muaj për Filtrat Metalike kundër

yndyrës.

- Llamba të vogla të komandimit atje ku

janë të pranishme

• Për pastrimin e sipërfaqeve të Aspiratorit

mjafton të përdorni një cohë të lagur dhe

detergjent të lëngshëm neutral.

Advertising