Përdorimi i raftit të palosshëm, Përdorimi i dispenserit të ujit – Samsung RR35H6610SS Instrukcja Obsługi
Strona 228
Shqip - 20
PËRDORIMI I RAFTIT TË
PALOSSHËM
Mund ta fusni brenda raftin e palosshëm nëse ju
duhet të vendosni enë ose produkte më të mëdha
mbi raftin më poshtë.
1. Ngrijeni pak raftin dhe shtyjeni brenda.
2. Thjesht mund ta tërhiqni raftin e futur për ta
përdorur raftin e shtrirë plotësisht.
PËRDORIMI I KUTISË SË MADHE
PËR KONTROLLIN E LAGËSHTISË
Mund të përdorni kutinë e madhe të kontrollit të
lagështisë për të kontrolluar produktet të cilave u
duhet ruajtur freskia.
Përdorni levën e kontrollit të lagështisë sipër sirtarit
për të rregulluar lagështinë.
Lëvizeni levën në anën e djathtë për ta mbajtur
lagështinë të ulët brenda sirtarit.
Lëvizeni levën në anën e majtë për ta mbajtur
lagështinë të lartë brenda sirtarit. Më shumë vrima
lejojnë më shumë lagështi brenda sirtarit.
PËRDORIMI I DISPENSERIT TË
UJIT
Mbushja me ujë
Mund ta mbushni me ujë depozitën e ujit që është
brenda frigoriferit ose mund ta hiqni depozitën e
ujit për ta mbushur.
Metoda 1
Hidhni ujë në vrimën sipër
depozitës së ujit.
Nëse hidhni ujë shumë shpejt,
mund të derdhet.
Metoda 2
1. Lëshojeni çelësin në të dyja anët e depozitës së
ujit për të hequr kapakun e depozitës së ujit.
2. Hidhni ujë në depozitën e ujit.
Mos hidhni asgjë tjetër veç ujit në
depozitën e ujit.
KUJDES
DA68-03008F-01.indb 20
DA68-03008F-01.indb 20
2014. 4. 11.
10:01
2014. 4. 11.
10:01